“Zhvillimet në Shqipëri, për fat të keq kanë qenë mjaft të ndërlidhura me zhvillimet në Kosovë, me zhvillimet në rajon”, kështu ka komentuar mes tjerash presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shkaqet që sollën deri te përplasjet në Partinë Demokratike në Shqipëri në ClickPlus në TV21.
I pyetur se në ç’kuptim shihet ndërlidhja me Kosovën, i pari i Shqipërisë me përgjigje:
“Në kuptim që Shqipëria në vend se të ishte më bashkuar se asnjëherë në të gjithë drejtimet, si institucione përkrah Kosovës në gjithë sfidat e saja që ka, dhe ka pasur jo pak raste, ku për fat të keq përfaqësues të Shqipërisë e kanë vendosur në një pozitë të vështirë udhëheqësit e Kosovës dhe institucionet e Kosovës dhe nuk kanë kontribuar në bashkëpunimin midis tyre dhe zhvillimet artificiale, konfliktuale që problemet reale në rajon të spostohen në probleme të brendshme në Shqipëri”, tha Meta.
