Meta: Të bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave me BE-në

TË FUNDIT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar partitë shqiptare në vendin tonë për përfaqësimin e lartë në Kuvend. Meta shkruan se duhet të bashkojmë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!

Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.

Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”, shkruan presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në rrjetet sociale.