Meta reagon për protestën te PD: Të shmangen aktet e dhunës

TË FUNDIT

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta reagoi sot lidhur me protestën që po mbahet para selisë së Partisë Demokratike.

Meta bëri thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme.

Ai theksoi se domosdoshmërinë e gjetjes së një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend.

“Duke ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim zhvillimet në selinë e Partisë Demokratike, theksoj rëndësinë e protestës paqësore, si një e drejtë fondamentale në demokraci, plotësisht legjitime dhe kushtetuese, që duhet respektuar nga të gjithë. Bëj thirrje për ruajtjen e qetësisë, shmangien e akteve të dhunës, provokimeve dhe tensioneve të panevojshme. Është tepër e domosdoshme gjetja e një zgjidhjeje të menjëhershme demokratike, që i shërben paqes sociale dhe demokracisë në vend”, thuhet në deklaratën e presidentit Meta.

Protesta e së shtunës është thirrur nga ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha./21Media