Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Ai e përshëndeti thirrjen e eurodeputetëve për heqjen e vizave në Kosovë, duke theksuar se “perspektiva evropiane e Kosovës po rritet dhe forcohet çdo ditë”.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është më se i merituar, dhe një domosdoshmëri që duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur. Unë e mirëpres gjestin politik të 42 anëtarëve të Parlamentit Evropian, në mbështetje të perspektivës evropiane të Kosovës, e cila po rritet dhe forcohet çdo ditë si një faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon”, shkruan presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
