Presidenti shqiptar Ilir meta sot e nënshkruajti dekretin me të cilin në shqyrtim të sërishëm në Parlament e kthen Kodin zgjedhor të miratuar me ndryshime pa konsensus të arritur nga të gjtiha palët, lajmëroi korrespodentja e MIA-s nga Tirana.
Në një situatë kur në vend tashmë tre vjet nuk funksionon Gjykata Kushtetuese, Meta dërgoi kërkesë urgjente deri te Komisioni venecias për mendim objektiv dhe të specializuar për këtë proces.
Gjithashtu i bën thirrje partisë socialiste qeveritare të mendojë mirë prejse do të “miratojë kodeks që u jep përparësi zgjedhjeve”.
“Këto ndryshime të rregullave zgjedhore i shkelin parimet demokratike ndërkombëtare në zbatimin e procesit zgjedhor përmes zgjedhjeve të lira dhe korrekte. Ndryshimet dhe plotësimet e Kodit zgjedhor janë bërë në mënyrë të njëanshme, pa konsensus gjithëpërfshirës dhe janë në kundërshtim me kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian më 25 mars të vitit 2020 dhe plotësimin e 15-të kushteve para konferencës së parë ndërqeveritare. Ndryshimet e votuara në mënyrë të njëanshme në Kodin zgjedhor seriozisht e shkelin klimën për bashkëpunim midis forcave politike në vend, gjegjësisht e sjellin deri në zero besimin midis tyre”, citon Meta mes tjerash në arsyetim.
Sipas tij, ndryshimet e njëanshme dhe plotësimet e Kodit zgjedhor krijojnë, pozitë të pabarabartë diskriminuese dhe janë në ndeshje serioze me Konventën evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe me Kushtetutën e shtetit.
.”Ndryshimet e njëanshme i rrezikojnë kushtet e konfirmuara nga BE-ja, të cilat do të ndiqen me një vendim negativ për Shqipërinë, direkt duke e rrezikuar përparimin e procesit për eurointegrimin e vendit”, konstaton Meta.
Kodi i ri zgjedhor prejse ishte miratuar pas konsensusit të arritur nga të gjitha partitë politike, me propozim të shumicës qeveritare ishin miratuar disa propozime dhe ndryshime, që është shoqëruar me mospajtime dhe akuza midis shumicës dhe opozitës, por edhe mes presidentit Meta dhe kryeministrit Edi Rama.
Në njoftimet se ligjin do ta kthejë në Parlament, Rama i porositi Metës, “sa më urgjentisht ta nënshkruajë ose ta kthejë që të fillojë të zbatohet”, që nënkupton se Parlamenti sërish do ta miratojë tekstin e njëjtë të ligjit, i cili që të hyjë në fuqi nuk nevojitet nënshkrimi i shefit të shtetit.
