Meta dekreton 6 marsin për zgjedhjet e pjesshme lokale në Shqipëri

TË FUNDIT

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dekretoi sot 6 marsin si datë për zgjedhjet e pjesshme vendore për 6 bashki.

Dekretin e bëri publik në ‘Facebook’.

Meta lajmëroi që dje se data e mundshme për zgjedhjet e pjesshme vendore do të ishte 6 marsi.

Ai u konsultua për zgjedhjet me kreun e grupit të PS-së Taulant Balla gjatë një takimi të mërkurën.

Zgjedhjet vendore pritet të mbahen në 6 bashki: Shkodër, Vorë, Durrës, Dibër, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Këto 6 bashki aktualisht nuk kanë kryetar formal.