Mesut Ozil prezanton tifozen e preferuar

TË FUNDIT

Futbollisti i njohur, Mesut Ozil dhe aktorja turke Amine Gulse në muajin mars të vitit 2020 janë bërë prindër për herë të parë. Çifti janë bekuar me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Eda.

Dyshja kohë pas kohe publikojnë fotografi të vajzës por, shumë rrallë zbulojnë fytyrën e vogëlushes.

Një imazh të ëmbël të vajzës së fundmi e ka publikuar vetë Mesuti, ku vogëlushja shihet duke e shikuar në televizion babain e saj.

”Tifozja ime e  preferuar”, ka shkruar futbollisti poshtë fotografisë së publikuar në Instagram./21Media