Barcelona dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e fundit të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Takimi zhvillohet në Camp Nou me fillim në ora 21:00, ndërsa sytë e të gjithë futbolldashësve do të jenë te dyshja e jashtëzakonshme, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Edhe Blaugranët edhe Bianconerët e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt – skuadra spanjolle nga vendi i parë, ajo italiane nga i dyti (pos në rast se Juve fiton me më shumë se 3 gola epërsi).
CR7 mungoi në takimin e parë në Torino, duke qenë se asokohe ishte i infektuar me coronavirus dhe nuk arriti ta tejkalonte sëmundjen në kohën e paracaktuar.
