Mësohet se kush është e dashura e re e Pique

TË FUNDIT

Futbollisti Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira i dhanë fund lidhjes së tyre shumëvjeçare në qershor të këtij viti.

U spekulua se Pique tashmë ishte në lidhje prej muajsh me një 23 vjeçare.

Mediat e huaja kanë zbuluar identitetin e saj dhe sipas fotografive të para, ajo ngjason shumë me Shakiran.

Clara Chia Marti ka deaktivizuar llogaritë e saj në rrjete sociale në mënyrë që ta ruajë privatësinë dhe të qëndrojë sa më larg syrit të mediave.

Sipas mediave atje, Pique tashmë ia ka prezantuar prindërve të dashurën e tij të re, madje e ka takuar atë dhe me fëmijët e tij, Sasha dhe Milan.

“Gerard dhe Clara janë takuar me njëri-tjetrin për muaj të tërë. Ajo është një studente që punon për të dhe në zyrën e tij, duke organizuar evente. Ata kanë heshtur për marrëdhënien e tyre, po rata rreth tyre e dinë çfarë po ndodh”, ka thënë një burim për The Sun./21Media