Mësohet identiteti i personit të vrarë në Prizren

TË FUNDIT

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur gjatë orëve të para të 3 janarit në Prizren. Një shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vdekur, ndërsa një tjetër i plagosur.

Policia e Prizrenit po interviston Dibran Hoxhajn, i njohur me nofkën “Kobra” si dhe pesë persona të tjerë.

Viktima e rastit është Visart Cengu, person rreth të 30-ave.

Ndërsa i plagosuri Rotigan Shehu 26 vjeç raportohet se ka marrë një plumb në këmbë duke i prekur kockën e gjurit, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndihmës së parë mjeksore në urgjencën e Kukësit i plagosuri është transportuar në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

Ndërsa trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit të Tiranës për t’iu nënshtruar autopsisë.