Vizion Plus transmeton se Gert Shehu, 31 vjeçar, është personi që sulmoi sot kreun e PD-së, Sali Berisha. Ai raportohet se është dlrguar për mjekim ne Spitalin e Traumës.
Pas sulmit ndaj Berishës ai u qëllua nga protestuesit e tjerë dhe badigarët e Berishës.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Shehu vuan nga probleme te shëndetit mendor. Fillimisht, Shehu u shoqërua ne komisariatin nr.1 me pas në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
