Mësohen çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve

TË FUNDIT

Në Nyon të Zvicrës është hedhur sot shorti për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga ku kanë dal përballje jashtëzakonisht interesante.

Arsenali do të ballafaqohet me Bayernin e Mynihut, Atletico Madridi me Borussia Dortmundin, Real Madridi me Manchester Cityn dhe PSG me Barcelonën.

Ndeshjet e para çerekfinale zhvillohen më 9/10 prill 2024. Ndeshjet e dyta çerekfinale 16/17 prill 2024. Ndeshjet e para gjysmëfinale: 30 prill/ 1 maj 2024 dhe ndeshjet e dyta gjysmëfinale 7/8 maj 2024.

Finalja e madhe do të zhvillohet ne stadiumin “Wembley” të Londrës.