Mesi për herë të parë përjashtohet në fanellën e Barcelonës

TË FUNDIT

Kartoni i kuq që mbrëmë e mori Lionel Mesi në minutat e fundit të finales së Superkupës spanjolle është i pari  në 753 ndeshjet e luajtura  në fanellën e Barcelonës dhe gjithsej vetëm i treti në karrierë.

Dy përjashtimet  tjera të Mesit ishin në fanellën e ekipit kombëtar të Argjentinës. Ai për herë të parë para kohe e lëshoi ndeshjen në vitin 2005 në ndeshjen miqësore kundër Hungarisë, ndërsa kartonin e  dytë të kuq e mori kundër Kilit në Kopa Amerika në vitin 2019.

Barcelona mbrëmë në një ndeshje dramatike pas humbjeve  në finale  të Superkupës spanjolle nga Atletik Bilbao me 3:2, ndërsa gjykatësi kryesor e përjashtoi kapitenin e klubit katalonas në minutën e 119-të, prejse pas konsultimeve me VAR të shtunën vlerësoi se Mesi me qëllim e ka goditur me dorë në kokë  lojtarin kundërshtues Asier Vilalibre.