Mesazhi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi me rastin e Fitër Bajramit

TË FUNDIT

“Zoti i Madhërishëm prej nesh kërkon QË TË DËSHMOJMË dhe, pasi të kemi bërë dëshminë, t’i kryejmë ibadetet tjera. Cila është DËSHMIA më e mirë? Gjatë Ramazanit që po përcjellim, ka qenë agjërimi si shenja më dalluese e kësaj dëshmie, namazi dhe të gjitha ibadetet tjera. Mbi të gjitha, ka qenë raporti i përditësuar me Allahun e Madhërishëm dhe me Zotin e Gjithësisë, që shërben që kjo lidhje, e vënë rishtas, në një kontekst kaq fisnik, siç është Muaji i Bekuar, të zgjerohet në tërë vitin. Dhe, unë jam i sigurt që besimtari ynë këtë do ta bëjë”, theksoi kryetari i Bashkësisë Fetare Islame Sulejman Rexhepi.