Merr flakë makina, shoferi sapo e parkoi

TË FUNDIT

Një makinë në Tiranë ka marrë flakë në pjesën e motorit pasditen e sotme.

Policia bën me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit M. C.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në rrugën “Gramoz Pashko.” Shoferi sapo e kishte parkuar veturën kur motori mori flakë.

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./oranews