Merkeli: Fajtor për dhunën është Trampi pasi nuk e pranoi humbjen

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se fajtor për hyrjen e protestuesve në Kongresin amerikan është Donald Tramp, i cili nuk pranoi humbjen në zgjedhjet presidenciale.

“Dje të gjithë pamë ndërhyrjen shqetësuese në Kongresin amerikan dhe ato pamje më hidhëruan dhe trishtuan. Më vjen keq që presidenti Tramp nuk e pranoi humbjen në nëntor të vitit të kaluar dhe as nuk e bëri këtë dje”, tha Merkeli në një takim me konservatorët gjerman.

Ajo mbështetësit e Trampit, që hynë në Kongres i quajti “sulmues”.

Katër persona humbën jetën dhe 52 u arrestuan pasi mbështetësit e Tramp sulmuan Kongresin dje për të parandaluar konfirmimin e fitores së Bajdenit.

Kongresi sot e konfirmoi fitoren e Bajdenit në zgjedhjet presidenciale.