Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se në Gjermani po arrijnë shumë njerëz nga vende të “sigurta” ballkanike dhe ka shtuar se ata duhet që shpejt ta kthehen në shtëpi nëse nuk kanë bazë për kërkesë azili , gjë që askush nga ata nuk e ka. Ajo ka thënë, se nuk ka kufizime ligjore për numrin e njerëzve që ikin nga ndjekja politike e të cilët Gjermania mund t’i pranojë, por ka shtuar se ata që nuk kanë të drejtë për azil duhet të kthehen në shtëpi./21Media
