Merkel: Më vjen keq për Maqedoninë e Veriut!

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit të Bashkimit Evropian tha se i vjen keq për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërin që nuk arritën të marrin asnjë datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, raporton TV21.

“Për fat të keq, nuk mundem të arrimë marrëveshje për dhënien e datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë. Më vjen shumë keq për këtë. Çështja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të rikthehet në pranverën e vitit të ardhshëm”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel.