Merkel dhe Hollande të shqetësuar

TË FUNDIT

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande kanë shprehur shqetësim lidhur me përshkallëzimin e dhunës në lindje të Ukrainës, duke iu bërë thirrje palëve që ti japin fund konflikteve të armatosura.

“Marrëveshja e armëpushimit në Minsk nuk është zbatuar në mënyrë të plotë dhe kjo sjell viktima të reja” tha Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp me Hollande dhe presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, pas bisedimeve të tyre në Berlin.

“Tani, detyra e parë dhe më i rëndësishme duhet të jetë marrja e çdo hapi për të siguruar që armëpushimi i rënë dakord në marrëveshjen në Minsk të bëhet realitet”, theksoi Merkel.
Pavarësisht zotimeve të bëra nga palët në shkurt për t’i dhënë fund luftimeve, shkeljet e armëpushimit janë rritur në javët e fundit, veçanërisht në fushat e Donetsk, Horlivka dhe Mariupol në Donbas.

Presidenti francez Hollande iu bëri thirrje palëve që të mbajnë premtimet e bëra nga në Marrëveshjen në Minsk. “Armët e rënda dhe armët e lehta duhet të tërhiqet në përputhje me marrëveshjen e Minskut,” tha ai.

Presidenti ukrainas Poroshenko kritikoi Rusinë dhe separatistët pro-ruse për mos respektimin e marrëveshjes së armëpushimit, duke shprehur angazhimin e tij për zbatimin.
Megjithatë, ai shprehu rezerva rreth zgjedhjeve të planifikuara në rajonet e kontrolluara nga separatistët pro-rusë, duke deklaruar se kjo bie në kundërshtim me ligjin zgjedhor të Ukrainës.

Ndërkohë të paktën shtatë civilë dhe 20 trupa nga radhët e forcave ukrainase u vranë në nga konflikteve e fundit në Ukrainën lindore javën e kaluar. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 6,000 persona kanë humbur jetën dhe 1.4 milion njerëz janë të zhvendosur brenda vendit nga konfliktet mes forcave ukrainase dhe separatistëve pro-rusë që nga prill 2014.