Meritat dhe (mos)zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, debat në TV21 mes kandidatëve për deputetë në NjZ 6

TË FUNDIT

Debat mes kandidatëve për deputetë në njësinë zgjedhore 6, për meritat dhe zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Duke folur për prioritetet e BDI-së, kandidatja Arta Bilallo Zendeli përmendi Marrëveshjen e Ohrit, çka bëri që të ndërhyjë kandidati i koalicionit “Mundemi”, Fadil Zendeli, duke thënë se kjo Marrëveshje është rezultat i konfliktit të vitit 2001, e jo i BDI-së.

Kandidatja e BDI-së ia ktheu: “E BDI-ja çka është, parti që është themeluar si vazhdimësi e luftës”.

“Jo, –  tha kandidati Zendeli, – unë nuk e ndjej që ti më përfaqëson në këtë çështje!”

Kandidati i koalicionit Aleanca-Alternativa, Halil Snopçe, tha se me këtë filozofi politike po degradohet lufta e shenjtë e UÇK-së në Maqedoni.

Debat për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes kandidatëve për deputetë në njësinë zgjedhore 6!

Gepostet von TV21 am Dienstag, 30. Juni 2020