Mensur Hyseni më 18 korrik do të tentojë të vendos rekord të ri botëror

TË FUNDIT

Më 18 korrik në Prishtinë Mensur Hyseni përsëri do të tentojë të vendos rekord të ri botëror në disiplinën e paraleles, kështu duke demonstruar 1000 dips brenda një ore me peshë mbi supe prej 40 pounds (18.15kg). Një rekord të tillë që nga viti 1950 pra për 71 vite me radhë nuk ka mundur që ta thyej askush.

Ai deri më tani ka thyer shumë rekorde botërore, por që tani pretendon të thyej rekordin e radhës në disiplinën e paraleles. Mensur Hyseni, tani ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e të gjithë shqiptarëve. Ai u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i japin mbështetje si morale ashtu edhe financiare. Rekordmeni Mensur Hyseni nga Presheva ka nevojë për mbështetje financiare për të zhvilluar garat. Ai gjithashtu i bën thirrje Komunës së Preshevës që t’i dali në ndihmë pasi që siç thotë, ai nuk po kërkon lëmosh, por ndihmë për t’i përfaqësuar të gjithë shqiptarët në garat botërore.

Numër kontakt:+381 631 888 376

Adresa për të ndihmuar:

Xhiro llogariaMensur Hyseni – RS35325934170274180123