Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi është deklaruar pasi ka realizuar të drejtën e votimit.
Shprehu dëshirën që të votojë më i miri, ndërkaq sa i përket pengesave me sistemin biometrik për votim me shenja gishtash, tha se dihej se do të ketë probleme.
“Do të duhej të ishin zgjedhje korrekte, fer e demokratike dhe të ketë qetësi. Shpresoj se më i miri do të fitojë. Diheshte se do të ketë vështirësi, por uroj që brenda ditës kjo të përmirësohet dhe të mos lë fije dyshimi te njerëzit se mund të ketë ndonjë manipulim”, tha Thaçi./TV21
