Menduh Thaçi uroi Vjosa Osmanin

TË FUNDIT

Urime deri te Vjosa Osmanit, për zgjedhjen si presidente e Kosovës, ka dërguar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.

Në urimin e tij, Thaçi ka deklaruar, se nuk dyshon se Vjosa Osmani do të angazhohet në ruajtjen e vlerave demokratike, sovranitetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Kosovës.

“Përgëzoj Kuvendin dhe popullin e Kosovës në zgjedhjen e Vjosa Osmani Presidente me ç’rast edhe rrumbullakimin e formimit të institucioneve shtetërore. Nuk dyshoj që Vjosa Osmani do të angazhohet në ruajtjen e vlerave demokratike, sovranitetin dhe mbrojtjen e Kushtetutës së Republikës. Në emër të Partisë Demokratike Shqiptare uroj Presidenten duke besuar që figura e saj në institucionin më të lartë shtetëror do ta udhëheqë Kosovën drejt proceseve euro-integruese dhe do të sigurojë që vendi të udhëhiqet në bazë të parimeve kushtetuese të vendit”, thuhet në urimin e Thaçit, përcjell TV21.