Albin Kurtin, i cili dje u zgjodh kryeministër i Kosovës, e ka uruar edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi.
Vlerëson, se zgjedhja e Kurtit si kryeministri, sipas tij, dëshmon se Kosova ka vlera të larta civilizuese dhe demokratike.
“Zgjedhja juaj si kryeministër dëshmoi edhe njëherë se Republika e Kosovës ka vlera të larta civilizuese dhe kapacitete demokratike, andaj në emrin tim dhe të Partisë Demokratike Shqiptare ju urojmë suksese në detyrën e re.
Shprehim bindje se me zgjedhjen tuaj në këtë detyrë padyshim do të kontribuoni në avancimin e standardeve demokratike të shtetit të Kosovës drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe NATO. Njëkohësisht, popullit të Kosovës i uroj paqe, prosperitet dhe mirëqenie ekonomike”, shkroi mes të tjerash në telegram urimin, Menduh Thaçi./TV21
