Menduh Thaçi në fshatrat e Gostivarit, “Duhet të kanalizohen mjetet në zhvillimin e infrastrukturës”

TË FUNDIT

Kryetari i PDSH-s,  Menduh Thaçi vizitoi fshatrat e Gostivarit nga ku tha se ky është  momenti kur  duhet të përkrahet PDSH-ja për të realizuar qëllimet e përbashkëta. Ai tha se është e rëndësishme të kanalizohen mjetet buxhetore në zhvillimin e infrastrukturës, ndërtimin e shkollave e kështu me radhë.

“Unë kam ardhur në përfundim se neve na duhet partia e fortë e shqiptarëve që merr mandatit e popullit shqiptarë ta delegoj kryetarin e vetë në krye të vendit ku është edhe kryetari i partisë së maqedonasve dhe muhabeti I parë për të cilën ne duhet të merremi vesh është ndarja e parave dhe buxhetit të shtetit”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.