Kreu i PDSH-së dhe deputeti i vetëm i kësaj partie në Parlament, Menduh Thaçi, mund të jetë deputeti që mund të ndihmojë Lëvizjen Besa të formojë grup parlamentar. Pritshmëri të tillë ka ish-deputeti i opozitares VMRO-DPMNE, Ilia Dimovski, i cili në emisionin ClickPlus në TV21 tha se Thaçi mund të bëhet bashkë me 4 deputetët e Besës dhe të formojnë një grup parlamentar me 5 deputetë, minimumi i nevojshëm për ta formuar grupin.
“Me shumë gjasa i pesti do të jetë z.Menduh Thaçi nga PDSH-ja, i cili është deputet i vetëm, i 62-ti. Nuk ka konfirmim, e as demant për këtë, por është pritshmëria ime”, u shpreh Dimovski./TV21
