Tërmeti prej 5,3 shkallëve sipas Rihterit që u regjistrua në ora 22:43 në mbremjen e 9 janarit ka bërë që shumë qytetarë të Manastirit të leshojnë shtëpitë dhe banesat e tyre, përcjell TV21. Qytetarët thonë se natën do ta kalojnë në ambiente të hapura.
“U friksuam, si jo. Menduam se shtëpitë do të rrënohen”, tha mes tjerash një qytetarë për TV21.
“Nesër duhet të jetë ditë jo pune për Manastirin, si do të shkojmë në punë? Kush do të hyjë në shtëpi tani?”, shton qytetari.
“Mendoj të kthehem në shtëpi, nuk di çfarë të bëj. Është ftohtë”, thotë një qytetare për TV21.