Qe një kohë të gjatë në media ka qarkulluar lajmi se, këngëtaria i mirënjohur kosovare Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri janë në lidhje dashurie.
Fillimisht dyshja i kanë mohuar këto lajme, e që si duket sot në ditëlindjen e këngëtares kanë vendosur ta bëjnë publike lidhjen.
Me një foto nga tualeti, Graniti i ka uruar ditëlindjen Melindës, ku e ka cilësuar si personin më të vlefshëm në jetën e tij.
”Urime ditëlindja. Ti je personi me vleren mat madhe ne jeten tem. Mirësia jote e vret cdo parashikim t’keq nese e ka dikush per ty. I love you. Big person”, ka shkruajtur me plotë emocion menaxheri i saj në Instagramin.
Ndryshe këngëtaria Melinda Ademi sot feston ditëlindjen e 29-të. /21Media