Memorandumi nuk do të ndikojë në negociatat?Holshtajn: Bullgaria t’i zgjidhë çështjet në mënyrë bilaterale

TË FUNDIT

Presioni i Bullgarisë përmes memorandumit deri te vendet anëtare të BE-së të ndikojë që interpretimet bullgare të historisë të jenë pjesë e kushteve për fillim të negociatave, sa duket nuk hasi në përkrahje nga Gjermania e cila për momentin është kryesues me BE-në, por edhe nga vendet e tjera anëtare. Ambasadorja gjermane Anke Holshtajn në intervistë për REL tha se problemet bilaterale nuk duhet të jenë pjesë e kornizës negociuese dhe se për këtë duhet të merren vesh të dy vendet. Holshtajn shpreson se vendet anëtare do të arrijnë marrëveshje për kornizën negociuese dhe se mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare do të mbahet në dhjetor.

Anke Holshtajn, Ambasadore e Gjermanisë

Bullgaria ua ka thënë këto kërkesat vendeve të tjera anëtare që në fillim të gushtit. Ne sipas njohurive të mia, të gjitha vendet e tjera mendojnë se problemet bilaterale nuk duhet të vendosen në kornizën negociuese dhe se problemet bilaterale duhet të zgjidhen në mënyrë bilaterale. Bullgaria gjithmonë ishte përkrahës i madh i lëvizjes evropiane të rajonit duke e përfshirë RMV-në. Në interes të Bullgarisë është që të mos bllokohet procesi i zgjerimit të BE-së në këtë rajon.

Për memorandumin bullgar për të cilin dje ministri i jashtëm Bujar Osmani pohonte se ky dokument është korrespodencë e Bullgarisë me vendet e tjera anëtare dhe se ne nuk jemi pjesë e kësaj korrespodence. Kryeministri Zaev tha se vendi ynë nuk ishte i njoftuar për këtë dokument. Me Bullgari jemi nikoqirë të përbashkët të Procesit të Berlinit, tha Zaev i cili është i bindur se do të gjendet zgjidhje. Për iniciativën e Milloshovskit, Kuvendi të miratojë deklaratë me të cilën do ta kundërshtojmë këtë memorandum, Zaev tha se një gjë e tillë nuk na çon drejt zgjidhjes.

Siç thash, ky është problem i personalitetit të gjashtë historik për të cilin duhet të bisedojmë ose të them për kapitullin e katërt që është para nesh. Besoj se çështjet e identitetit duhet të jenë jashtë negociatave për shkak se edhe miku im kryeministri Borisov dhe politikanët e tjerë intelektualë i drejtohen popullit maqedonas duke folur se ekziston gjuha maqedonase dhe këtu nuk ka asnjë dilemë,-deklaroi, Zoran Zaev, kryeministër.

Në memorandumin bullgar kërkohet që Maqedonia të heqë dorë nga minoriteti maqedonas në Bullgari, se Maqedonia është projekt i Tito-së ndërsa gjuha maqedonase nuk ka ekzistuar deri më 2 gusht të vitit 1944 dhe se bëhet fjalë për dialekt bullgar.