Memedi: Bie ndjeshëm shkalla e vdekshmërisë në Klinikën e Fëmijëve, dy vitet e fundit ka rënë për 300% në krahasim me vitet paraprake

TË FUNDIT

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve, Rexhep Memedi tha se në dy vitet e fundit vdekshmëria ka rënë për 300 për qind duke shënuar shkallën më të ulët të vdekshmërisë në histori të institucionit. Siç tha Memedi, ndër vite shkalla e vdekshmërisë ishte 1,17-1,54%, ndërkohë që në vitin 2025 kjo përqindje ka rënë në 0.51 për qind ose 39 vdekje.

Tutje, ai tha se shkalla e vdekshmërisë për 3 mujorin e parë të viti 2026 është më e ulëta në 17 vitet e fundit dhe dy herë më e ulët se në vitin 2025, duke shënuar vetëm 0,27 për qind.

“Kjo rënie e theksuar e shkallës së vdekshmërisë, si një parametër kryesor i cilësisë së shërbimeve mjekësore, është rezultat i përkushtimit të përbashkët ekipor dhe angazhimit 24 orë në ditë të ekspertëve më të mirë të Pediatrisë dhe të të gjithë stafit mjekësor dhe jo-mjekësor të Klinikës së fëmijëve. Këto rezultate pozitive në dy vitet e fundit janë fryt edhe i përmirësimit të kushteve në Klinikë-më shumë se 24 projekte kapitale dhe qindra masa të ndërmarra e aktivitete tjera- me rëndësi jetike për Klinikën dhe shëndetin e fëmijëve-të realizuara në këto 24 muaj mandat, si dhe fryt i punësimit dhe angazhimit të stafit të ri mjekësor, administrativ dhe teknik, kuptohet edhe edukimit e trajnimit të vazhdueshëm të tyre”, deklaroi Memedi.