Melisa dhe Mustafa drejt martesës

TË FUNDIT

Aktorja turke Melisa Aslı Pamuk, e cila muajt e fundit i dha fund lidhjes me futbollistin e Beşiktaşit, Oğuzhan Özyakup, pak kohë pas ndarjes nisi lidhjen me aktorin me prejardhje shqiptare, Mustafa Mert Koç.

Çifti, të lidhur prej nëntë muajsh, duket se kanë plane ta çojnë lidhjen e tyre në një hap tutje.

Melisa dhe Mustafa kanë nisur të bashkëjetojnë dhe kanë bërë të ditur se kanë në plan martesën.

Ata të dy u ‘arratisën’ nga Stambolli për të shijuar fundjavën në Egje.

“Jam aq e lumtur sa nuk kam qenë kurrë në jetën time. Dua shumë martesën”, ka thënë Melisa.

Dje, (14 shkurt) në Ditën e të Dashuruarve ata të dy kanë ndarë me ndjekësit në Instagram fotografi me njëri tjetrin, madje kjo është hera parë që ata publikojnë fotografi bashkë./21Media