“Mëlçia juaj ka një superfuqi”, fakte mjekësore që nuk do t’i besoni se janë të vërteta

TË FUNDIT

Përparimet në mjekësi kanë lejuar të jetojmë jetë më të gjatë dhe më të mirë. Por trupi i njeriut është shumë kompleks dhe komuniteti shkencor po mëson vazhdimisht gjëra të reja rreth tij. Disa nga këto fakte janë absolutisht të jashtëzakonshme.

Mikroorganizmat – Ne kemi triliona mikroorganizma në trupin tonë, por një studim zbuloi se më shumë se 99% janë të panjohur për shkencën.

Ne nxjerrim jashtë peshën e tepërt – Kur humbim peshë, qelizat yndyrore kthehen në dioksid karboni dhe më pas dëbohen përmes mushkërive tona.

Një fetus do të shërojë zemrën e mamasë – Nëse një grua shtatzënë ka dëmtuar indet e zemrës, fetusi do të dhurojë qeliza staminale për ta shëruar atë.

Flokëkuqtë – Njerëzit me flokë të kuq e përjetojnë dhimbjen ndryshe nga njerëzit e tjerë. Ata në fakt kanë nevojë për rreth 20% më shumë anestezi për të mos ndjerë dhimbje.

Zemra dhe muzika – Ritmi dhe volumi i muzikës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rrahjet e zemrës . Kjo do të thotë që muzika e shpejtë e luajtur me volum të lartë do të rrisë rrahjet e zemrës suaj, dhe e kundërta.

Transplantimi kontralateral i mushkërive – Kur kërkohet një transplantim i mushkërive, por organi i disponueshëm është nga ana e kundërt, kirurgët e kthejnë atë dhe e bashkojnë me mushkërinë tjetër.

Shkalla e rritjes së thonjve të duarve dhe këmbëve – Nëse humbni një thua nga gishtat e dorës, do të duhen gjashtë muaj për t’u ri-rritur, por në rastin e thoit të këmbës rritja mund të zgjasë deri në një vit e gjysmë.

Këmbët e djersitura – Këmbët ka afërsisht 250,000 gjëndra djerse. Këtu ndodhen shumica e gjëndrave tuaja të djersës.

Mëlçia juaj ka një superfuqi – Mëlçia ka aftësinë të rigjenerohet . Kjo do të thotë se ajo do të rritet nëse largohen pjesë të saj.