Miliona njerëz në Melburn po përgatiten të dalin sot nga mbyllja më e gjatë për shkak të Covid-19 në botë, edhe pse numri i rasteve të reja ende është afër nivelit rekord.
Nga fillimi i gushtit, banorët e qytetit të dytë për nga madhësia në Australi janë në izolim – mbyllja e tyre e gjashtë gjatë pandemisë – në përpjekje që ta ngulfatin epideminë e shkaktuar nga lloji shumë infektues Delta.
Personat zyrtarë premtuan se do ta shfuqizojnë ndalesën pasi vaksinimi me dy doza për persona mbi 16 vjet tejkaloi 70 për qind në shtetin Viktoria, kryeqytet i të cilit është Melburni. Kryeministri Skot Morison konfirmoi se shteti e ka arritur atë qëllim, kështu që ka vende ku shkallët e vaksinimit mbërrijnë 80 dhe 90 për qind.
Nga ora 23:59 (13.59 GMT) në pabet dhe kafenetë mund të ketë 20 vizitorë – të cilët janë vaksinuar dy herë – në hapësira të mbyllura, dhe 50 në të hapura, përderisa parukeritë mund të lejojnë hyrje të pesë klientëve. maskat edhe më tutje do të jenë të detyrueshme edhe në vende të mbyllura edhe në vende të hapura.
Përderisa kompanitë po përgatiten që t’i presin klientët, infeksionet ditore në Viktoria u rritën në 2.232, numri i dytë më i madh ditor në cilindo shtet australian gjatë pandemisë.
