Pas një ndërprerje të gjatë, Mel Gibson përsër i ka marrë kamerën në duar
Aktori dhe regjisori amerikan, Mel Gibson është në Australi i cili në tetor do të filloj me xhirimet e filmit “Hacksaw Ridge”, i cili bazohet në historinë e vërtetë të një mjeku të ushtrisë, Desmond T. Dosu. Gibson i cili u rrit në Sidnej, ku familja e tij erdhi nga SHBA kur ai ishte 12 vjeç, është shprehur të jetë i lumtur që është kthyer të punoj në Australi.
“Jam i lumtur që jam këtu, që përsëri po punoj këtu, që po i bëj të lumtur njerëzit me të cilët jam shoqëruar”, ka thënë Gibson për mediet ndërkombëtare. “Nuk mund të imagjinohet një vend më i mirë se sa Sidnej për të xhiruar këtë film, në vendin ku kam pasur fat dhe kam filluar karrierën”, ka thënë ai.
Xhirimet do të zgjasin deri në gjysmë të vitit 2016 ku me rolet e tyre do të prezantohen aktorët: Andrew Garfield, Vince Vaughn dhe Sam Worthington.
