Meksikë, 784 të vdekur, 9.556 të infektuar me Covid-19

TË FUNDIT

Në Meksikë dje është paraqitur numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirus – 9.556.

Kjo është dita e dytë me radhë që vendi shënon rritje rekorde të numrit të rasteve të reja, sepse të premten u konfirmuan 8.458 raste të reja të koronavirusit.

Meksika është në vendin e gjashtë në botë sipas numrit të rasteve të konfirmuara të koronavirusit.

Në 24 orët e fundit e kanë humbur jetën edhe 784 persona, me çka numri i përgjithshëm i viktimave nga fillimi i pandemisë është rritur në 47.472.

Meksika është në vendin e tretë në botë sipas numrit të rasteve të vdekjes, pas SHBA-së dhe Brazilit.