Lideri i shumicës republikane në Senat, senatori Miç Mekonell, e refuzoi kërkesën e demokratëve të premten që në një seancë të jashtëzakonshme të Dhomës së Sipërme të Kongresit të konfirmohet impiçmenti i presidentit amerikan Donald Tramp i votuar me shumicën e votave, në Dhomën e Përfaqësuesve.
Në komunikatën e zyrës së senatorit Mekonell thuhet se udhëheqësi i pakicës demokratike në Senat, Zak Zamer, u informua qartë për këtë vendim sot.
Seanca e rregullt e Senatit është planifikuar për më 19 janar, që do të thotë se procesi i Senatit për revokimin e Trampit nuk do të përfundojë para ditëve të para të mandatit presidencial Xho Bajden, inaugurimi i të cilit është planifikuar për më 20 janar, raporton CNN.
Njoftimi se nuk do të ketë seancë të jashtëzakonshme të Senatit erdhi pasi senatori Mekonell tha privatisht se fajësimi i presidentit do të ishte një mënyrë e mirë për ta larguar Trampin nga Partia Republikane, duke sinjalizuar ndryshim dramatik në marrëdhëniet midis Trampit dhe Mekonell, ish-bashkëpunëtorë të ngushtë.
