Mega operacion anti-drogë në Ankara! Arrestohen 525 persona

TË FUNDIT

Policia e Turqisë ka arrestuar 525 persona në të gjithë Ankaranë, të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.

“Operacioni më i madh kundër drogës në historinë e vendit”, kumtoi ministri turk i Punëve të Brendshëm, Ali Jerlikaja.

“Në operacion morën pjesë mijëra policë, qenë ndjekës, dronë dhe helikopterë, ndërsa cak kanë qenë më shumë se 625 objekte” tha Jerlikaja.

Sipas njoftimeve, bastisjet pasuan pas gjashtë muajsh “mbikëqyrje teknike dhe fizike” të secilit të dyshuar.