Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitrij Medvedev sot deklaroi se marrëdhëniet Rusi-SHBA janë në zero absolute gjegjësisht se nuk është e mundur të ngrihen edhe më tepër.
“Tani nuk kemi kurrfarë marrëdhënie me SHBA-në. Ato janë në zero të Shkallës së Kalinit. Edhe zhbllokimi i tyre tani nuk më nuk nevojitet. Tani për tani nuk ka nevojë që të negociohet me ta. Kjo është e dëmshme për Rusinë”, theksoi Medvedev për Sputnik.
Ai vlerësoi se tani është koha më pak e volitshme për negociata të reja me SHBA-në për vazhdimin e Marrëveshjes për uljen e armës strategjike (SNV-3).
“Kjo do të varet nga vendimi i presidentit të shtetit. Si njeri i cili ka lidhje direkte me atë marrëveshje dhe të cilin e ka nënshkruar në vitin 2010, besoj se tani është koha më pak e volitshme për negociata të reja”, theksoi Medvedev.
Sipas tij, negociatat vitin e kaluar janë zhvilluar në rrethana të ndryshuara, ndërsa tani janë në “zonë të vdekur”.
Rusia dhe SHBA-ja filluan t’i harmonizojnë parametrat e marrëveshjes së ardhshme për kufizimin e armës bërthamore, por e ndërprenë dialogun pas fillimit të pushtimit rus ndaj Ukrainës.
Departamenti amerikan i shtetit njoftoi se Uashingtoni është i gatshëm ta shqyrtojë mundësinë për rreth të ri të dialogut strategjik me Rusinë, por se dëshiron dëshmi për qasje të qëllimit të mirë të Moskës.
