Mediat italiane raportojnë: Elmas kthehet në Napoli, nesër kontrolle mjekësore

TË FUNDIT

Përfaqësuesi i Maqedonisë, Elif Elmas, po kthehet në Napoli. Disa media të njohura italiane publikuan se gjithçka është gati dhe se për nesër janë caktuar kontrollet mjekësore. Pasi t’i kalojë kontrollet mjekësore, Elmas do të nënshkruajë një marrëveshje e cila parasheh huazim njëvjeçar prej 2 milionë eurosh, dhe opsion për blerjen e kontratës në vlerë prej 16 milionë eurosh. Elmas, para se të shkonte në Gjermani, në fanellën e Lajpcigut, luajti për Napolin, me të cilin fitoi titullin kampion dhe trofeun në kupën italiane.