Mediat amerikane: Qeveritë autoritare përgjojnë aktivistë dhe gazetarë

TË FUNDIT

Qeveri të ndryshme autoritare, kanë përdorur një program kompjuterik izraelit për të spiunuar celularët e gazetarëve, aktivistëve dhe menaxherëve në botë. Lajmi është konfirmuar nga një hetim i kryer nga Uashington Post dhe 16 media të tjera ndërkombëtare. Programi kompjuterik i quajtur Pegasus, është krijuar për të lejuar qeveritë që të ndjekin terroristë dhe kriminelë. Mes qeverive që e kanë përdorur është dhe ajo e Viktor Orban.

Pikërisht stafi i tij ka reaguar ndaj Uashington Post duke thënë se në Hungari, organet shtetërore të autorizuara për të përdorur mjete nën maskim, monitorojnë  rregullisht nga institucione qeveritare dhe jo qeveritare.

Më tej në deklaratë shtrohet pyetja nëse ky hetim ka përfshirë dhe qeverinë amerikane, britanike, gjermane apo franceze. Pegasus është përdorur dhe nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për të përgjuar celularët e disa personave të njohur të gazetarit të vrarë Jamal kashogi.

Programi në fjalë, infekton iPhone dhe celularët Android për të lejuar ata që e përdorin që të kenë qasje tek mesazhet, fotografitë, e-mail-et si dhe për të aktivizuar mikrofonin e aparatit. Lista e numrave të telefonit të sinjalizuar nga hetimi për Pegasus përfshin më shumë se 50 mijë numra

Lista nuk identifikon se kush ka vendosur të përgjojë këta numra, dhe as arsyen. Mes numrave të identifikuar deri tani janë dhe ata të disa krerëve të shteteve dhe kryeministrave. Por dhe gazetarësh të CNN, Nju Jork Tajms, Uoll Street Journal, Financial Times, VOA dhe AL Xhazira.

Analiza e kësaj liste nxjerr në pah se shteti që përgjon më shumë është ai i Meksikës, me më shumë se 15 mijë numra. Maroku dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë më shumë se 10 mijë. Numrat e zgjedhur të telefonave janë në më shumë se 45 vende dhe katër kontinente. Më shumë se 10 mijë ndodhen  në Europë.

TË NGJAJSHME