Pas “O sa mirë”, Meda vjen me “E kaloj”
Vera po del të jetë shumë aktive për këngëtarin e njohur Medën. Gjatë ditës së sotme ai publikoi dy projekte, pas “O sa mirë”, ai lansoi “E kaloj”, e cila është kënga e katër e tij brenda këtij muaji.
Edhe “E kaloj” është një këngë për dashurinë që vjen me tekst nga Arsim Bunjaku kurse muzikën e ka bërë Nertil.
“O sheqer” dhe “ A jena, a sjena” janë këngët të cilat Meda i lansoi më 2 përkatësisht 3 korrik në bashkëpunim me Vjollca Haxhiun. “ O sheqer” deri më tani ka arritur mbi 1 milionë klikime në Youtube./21Media
.
