Me vaksinimin do të arrijmë imunitetin kolektiv, tha Filipçe

TË FUNDIT

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka ftuar sot qytetarët e Maqedonisë së Veriut, të paraqiten për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

Në thirrjen e tij, ka vlerësuar se me vaksinimin e një numri sa më të madh të qytetarëve, do të arrihet imuniteti kolektiv.

“Tani është koha të kontribuojmë që sa më shpejtë të tejkalojmë pandeminë me koronavirusin. Procesi i imunizimit është para nesh dhe vetëm me vaksinimin e numrit të madh të qytetarëve, do të arrijmë imunitetin kolektiv. Paraqitu për vaksinim sot në Vakcinacija.mk”, shkroi Filipçe në profilin e tij në Facebook.

TË NGJAJSHME