Ky është udhëtimi i tyre i parë me tren. Gëzimi në fytyrat e tyre ishte i dukshëm!
Këta fëmijë me sindromin Doun nga Shkupi shkuan në Veles, e rrugës nuk pushuan së kënduari e duke vallëzuar.
-Ku dëshiron të shkosh?
-Në Veles.
-Çfarë do të bësh atje?
-Do bëj not, tenis dhe basketboll.
-Me kë?
-Me Acen dhe Dinkon.
-Sa vjeç je?
-7
-Ku je duke shkuar?
-“Tutu”
-Me çfarë je duke udhëtuar?
-Me tren.
-A e di ku je duke shkuar?
-Po
-Ku?
-Veles.
Nuk ngurrojnë të flasin as për ëndrrat që kanë për profesionet e tyre në të ardhmen.
“Jam 19 vjeç dhe kur të rritem dua të punoj mjeshtër i makinave”
Kur arritën, fotografimet nuk kishin të ndaluar!
E nuk mungoi as argëtimi te këndi i lojërave.
Drejtori i Qendrës Sociale, Liridon Baftiju thotë se e pa të arsyeshme këtë udhëtim me tren për shkak se këta fëmijë nuk udhëtojnë shpesh jashtë qytetit.
“Duke marrë parasysh se gëzimi i tyre nëse i nxjerrim nga qyteti dhe nëse i shëtisim është i madh, atëherë së bashku me Drejtorin e Hekurudhës, z.Majan Veseli e morëm një iniciativë që t’i dërgojmë në Veles të Maqedonisë me tren, për shkak që menduam se edhe shoqërohen mes vete edhe inkluzioni është i përmbyllur me këtë gjest”, tha Liridon Baftiju, drejtor i Qendrës Sociale.
Qendra për Punë Sociale Shkup ka plane edhe për udhëtime të tjera, në qytete edhe më të largëta.
