Më tepër reshje shiu janë regjistruar në Lazaropolë dhe Kodër të Diellit, ja çfarë moti e pret vendin ditëve në vijim

TË FUNDIT

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike njoftojnë se mëngjesin e sotëm temperaturat më të ulëta janë regjistruar në Kumanovë me 6 gradë, ndërsa më të lartat në Gjevgjeli dhe Demir Kapi, ku janë matur 14 gradë Celsius. Sasia më e madhe e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit ka rënë në Lazaropole dhe Kodër të Diellita, me nga 68, respektivisht 67 litra për metër katror. Ndër vendet me më shumë reshje kanë qenë edhe Pozharanë, Tetova, Pretori, Mavrova–Anovi, Krusheva, Kumanova, Manastiri dhe Shkupi.

TEMPERATURAT MINIMALE (në °C):

6 – Kumanovë
7 – Shkup–Zajçev Rid, Krushevë, Lazaropole, Mavrovë
8 – Pozharanë
9 – Pretor, Topolçan, Ohër
10 – Tetovë, Berovë, Manastir, Prilep, Veles
11 – Kriva Pallankë, Vinicë
12 – Strumicë, Kavadar
13 – Shtip
14 – Gjevgjeli, Demir Kapi

SASIA E RESHJEVE në 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (l/m²):

68 – Lazaropole
67 – Kodër e Diellit
56 – Pozharanë
55 – Tetovë
52 – Pretor
51 – Mavrovë
33 – Krushevë
31 – Kumanovë
30 – Manastir
28 – Shkup–Zajçev Rid
26 – Prilep
25 – Berovë
20 – Shkup–Petrovec, Strumicë
16 – Gjevgjeli
13 – Kriva Pallankë
10 – Vinicë, Demir Kapi, Kavadarci
7 – Shtip
6 – Veles

Parashikimi i motit për sot:

Sipas DPHMS-së, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje lokale shiu, veçanërisht paradite në pjesët jugperëndimore dhe jugore të vendit (mbi 30 l/m² për 24 orë). Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 12 deri në 17 gradë.

Në Shkup:

Moti kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu me intensitet më të dobët. Do të fryjë erë mesatare juglindore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 14 gradë.