Punëtorët janë shteti- me këtë thirrje Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë do të protestojë të hënën, kundër politikave diskriminuese të qeverisë. Për të njëjtën ditë protestë ka paralajmëruar edhe Konfederata e Sindikatave të Lira të Maqedonisë, me po të njëjtat motive. E nga ana tjetër, Konfederata e Organizatave Sindikale të Maqedonisë do t’i mbështet të dy protestat.
Kemi qeveri e cila për fat të keq që mendon se mund të bëjë çfarë të dojë. Por, ju siguroj se nuk mundet. Ky shtet nuk i përket vetëm disa njerëzve të caktuar. Pa punëtorë shteti nuk mund të bëhet. Nuk mund që dikush në emër të tyre të negociojë, ndërsa edhe na bëjnë të çmendur kinse punëtori vetë do të nënshkruaj nëse do të punojë. Por, punëtori nuk shikon se çfarë nënshkruan dhe për ta ngopur barkun jo 60 orë por do të punojë gjithë ditën dhe natën.
Risteski theksoi se protestat e 1 majit duhej të ishin të përbashkëta, por meqenëse një gjë e tillë nuk u bë ata do të jenë prezent si në njërën ashtu edhe në tjetrën.
Anketuam edhe disa qytetarë. Për ta pak rëndësi ka se kush i organizon protestat.
A kush është ai që nuk do t’i mbështetë? A ka dikush që nuk do t’i mbështetë? Tani punëtorët nuk kanë kurrfarë të drejta. Cilat të drejta? Ata i rrisin pagat për vete mbi 100%, ndërsa për punëtorët mezi 20 apo 30 %. Kush nuk do t’i mbështetë?
Patjetër edhe unë kam qenë punëtor 45 vite. Çfarë po ndodhë këtu tek ne, nuk ndodh askund në botë. Të drejtat tona ne shumë rënd i fitojmë. Kjo është, tjetër nuk kam çfarë të them.
Patjetër që po, çdo vit i mbështes.
Përndryshe, nga KSLM dhe LSM thonë se protestat e 1 majit vijnë si pasojë e padrejtësisë dhe mosrespektimit ndaj punëtorëve si dhe kushteve jo të barabarta të punës.
