Nga fillimi i luftës në Ukrainë, nga ky vend në Poloni kanë ikur 2.057.114 persona, kumtoi mbrëmë policia kufitare polake.
Të shtunën kufirin e kanë kaluar 23.200 njerëz, publikoi në Twitter shërbimi kufitar polak, që është për 2,1 për qind më shumë se të premten.
Një pjesë e të arriturve gjatë tre javëve të kaluara e kanë braktisur Poloninë, ndërsa sipas vlerësimeve të ekspertëve për migrim nga Universiteti në Varshavë, në këtë vend mbeten edhe të paktën 1,1 milionë refugjatë ukrainas.
