Të paktën 1.319.561 persona deri sot kanë vdekur si pasojë e koronavirusit të ri në botë, ndërsa mbi 54.493.680 persona janë infektuar, ndërkaq janë shëruar të paktën 34.839.400 persona.
Por ekspertët paralajmërojnë se numri i njerëzve të infektuar nuk paraqet pamjen e vërtetë të pandemisë, pasi në disa vende testohen vetëm të sëmurët serioz, në disa vende testi përdoret për të monitoruar virusin dhe shumë vende të varfra kanë kapacitet të kufizuar testues.
Dje, 6,225 viktima u regjistruan në të gjithë botën, dhe 498,768 njerëz u infektuan. Italia me 546 viktima të reja është vendi më i prekur, i ndjekur nga Shtetet e Bashkuara me 540 dhe Irani me 486 vdekje.
Më të prekur nga pandemia janë Shtetet e Bashkuara, ku gjithsej u regjistruan 11,038,312 të infektuar dhe 246,224 vdiqën. Në vendin e dytë është Brazili me 5,863,093 të infektuar dhe 165,798 të vdekur, e ndjekur nga India, ku ka 8,845,127 të infektuar dhe 130,070 të vdekur, pasuar nga Meksika me 1,006,522 të infektuar dhe 98,542 të vdekur, ndërsa në Britania e Madhe 1,369,318 njerëz të infektuar, prej të cilëve 51,934 vdiqën si pasojë e koronavirusit të ri.
Në Amerikën e Jugut dhe Karaibe u infektuan 12,063,212 njerëz, nga të cilët 424,105 vdiqën, ndërsa në Evropë kishte 14,659,092 të infektuar dhe 337,845 vdekje, në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada kishte 11,332,711 njerëz të infektuar dhe 257,159 të vdekur. Në Azi janë regjistruar 11,491,699 njerëz të infektuar dhe 182,484 vdekje, 2,938,977 njerëz të infektuar dhe 69,667 vdekje në Lindjen e Afërt, 1,977,963 të infektuar dhe 47,360 vdekje në Afrikë, dhe 30,027 të infektuar dhe 941 vdekje në Oqeani. sn/
