Më shumë se 4 mijë vdekje për 24 orë në Brazil

TË FUNDIT

Brazili ka regjistruar më shumë se 4,000 vdekje për shkak të Covid-19 në 24 orë për herë të parë, pasi një variant më shpejt i përhapshëm po ndikon në rritje të rasteve.

Spitalet janë të mbipopulluara, me njerëz që vdesin ndërsa presin për trajtim në disa qytete dhe sistemi shëndetësor është në prag të kolapsit në shumë zona.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil tani është pothuajse 337,000, i dyti vetëm në SHBA-së, transmeton TV21.

Por presidenti, Jair Bolsonaro vazhdon të kundërshtojë çdo masë bllokimi për të frenuar shpërthimin.

Ai argumenton se dëmtimi i ekonomisë do të ishte më i keq se efektet e vetë virusit dhe është përpjekur të kthejë disa nga kufizimet e vendosura nga autoritetet lokale në gjykata.

Duke folur para mbështetësve jashtë rezidencës presidenciale të martën, ai kritikoi masat e karantinës duke thënë se ato ishin të lidhura me mbipesha dhe depresion dhe çuan në papunësi. Ai nuk dha komente për 4,195 vdekje të regjistruara në 24 orët e kaluara.

Deri më tani, Brazili ka regjistruar më shumë se 13 milionë raste të koronavirusit, sipas ministrisë së shëndetësisë. Rreth 66,570 njerëz vdiqën me Covid-19 në mars, më shumë se dyfishi i rekordit të mëparshëm mujor./21Media

TË NGJAJSHME