Më shumë se 200 të akuzuar për dhunën në Uashington, për edhe 400 është ngritur hetim

TË FUNDIT

Gjyqësia federale e SHBA-së akuzoi më shumë se 150 persona për përzierje në dhunën në Kapitoll në Uashington më 6 janar. Edhe 50 persona janë akuzuar para gjykatave lokale në kryeqytetin e SHBA-së, deklaroi prokurori federal Majkëll Shervin.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, pritet që këto numra të rriten sepse hetuesit kanë ende informacione rreth 400 pjesëmarrës në incident, i cili quhet gjithashtu një përpjekje grusht shteti, sepse shënjestra ishte një sulm ndaj mbështetësve të ish-presidentit të SHBA-së Donald Tramp ndaj Parlamentit amerikan që të pengohet konfirmimi për zgjedhjen e shefit të ri të shtetit, Xho Bajden.

Pesë persona e humbën jetën gjatë sulmit në Kongresin amerikan, mes të cilëve edhe një polic të vrarë nga protestuesit dhe një protestuese që u vra nga një polic.

Tramp me javë të tëra, e ka mohuar humbjen në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën në nëntor, edhe krahas të gjitha dëshmive, duke u paraqitur si një viktimë e “mashtrimit” masiv. Pak para sulmit në Kongresin amerikan, ai iu drejtua mbështetësve të tij, duke u kërkuar atyre të tregonin “forcën” e tyre, dhe së shpejti pati një trazirë të përgjakshme.