Numri i të infektuarve me koronavirus në botë tejkaloi 18 milionë dhe arrin 18.020.684, sipas të dhënave më të reja të publikuar në faqen e internetit “Uorldometers.
Milioni i parë është regjistruar më 2 prill.
Numri i personave të infektuar kohën e fundit rritet për një milionë për katër ditë – 16 milionë janë regjistruar më 29 korrik, 15 milionë më 25 korrik…
Më shumë se një e katërta e rasteve pozitive me Kovid-19 janë në SHBA, ku janë të regjistruar pothuajse 4.800.000 pacientë. Vijon Brazili me më shumë se 2,7 milionë dhe India me mbi 1,7 milionë të infektuar.
Në Evropë, Rusia ka më shumë raste të konfirmuara të koronavirusit – pothuajse 850.000 dhe më pas vijojnë Spanja me më shumë se 335.000 pacientë, Britania e Madhe me pothuajse 304.000, Italia me pothuajse 248.000 dhe Gjermania me më shumë se 211.000 të infektuar.
